Edi PALOKA
“Kjo nuk është Amerika”!
Eshte deklarate e Presidentit te 45 te Shteteve te Bashkuara pak ore me pare. Drejtesia eshte kthyer ne nje Arme Politike -thote Presidenti Trump.
Prej kohesh ish-Presidentit i duhet te ndaje kohen mes fushates elektorale dhe gjykatave qe paralelisht i kane hapur nje mori ceshtjesh edhe nga me qesharaket e banalet.
Pikerisht vendimeve per nje ceshtje te tille i referohet dhe kjo deklarate e kandidatit per President.
Nje shkrimtare E. Jean Carroll e akuzoi Presidentin Trump se ne vitin 1990 ( Vini re ne vitin 1990) e ka ngacmuar seksualisht ne nje dyqan ne New York…!
Caroll e hodhi ne gjyq per kete pasi Trump u be President e jo me pare. Po cfare eshte dhe me interesante, pasi Trump e hodhi poshte akuzen dhe deklaroi se shkrimtarja po e perdorte per arsye te tjera kete te pavertete, atij ju hap gjyq edhe per shpifje. E sot u denua nga nje prej gjykatave me nje gjobe prej 88 milion dollaresh , megjithese vete avokatja e Carroll kishte kerkuar 25 milion…!
Edhe me naivi e kupton se e gjithe kjo histori gjyqesh lidhet me rikandidimin e Trump dhe me faktin qe ne gjithe sondazhet Trump rezulton fitues jo vetem brenda partise se tij po dhe kundershtareve demokrate.
A nuk eshte e njejta gje qe po ndodh dhe me Berishen ne Shqiperi ?
Dy realitete qe ngjajne si dy pika uji me njera tjetren e qe duket se te dyja kane duart e felliqura te Sorosit qe ju levizin fijet.
Tanime ka prova te shumta se Soros hedh miliona dollare per te kontrolluar politikane e funksionare te drejtesise , jo vetem ne vende te vogla te dala nga diktatura si vendi yne po dhe ne vete simbolin e drejtesise dhe demokracise , Shtetet e Bashkuara.
Prandaj dhe Presidenti Trump e mbyll me fjalet :” Kjo nuk eshte Amerika”
Une vete besoje se Trump do i kaloje (sic po i kalon) gjithe pengesat e do te jete dhe nje here President i SHBA. Me shpresen se kete here do ta “fshije” Ameriken e Sorosit e do t’ju riktheje jo vetem amerikaneve po edhe ne , Ameriken qe njohim e adhurojme.
P.S
Edhe nje here per zvarraniket qe nuk kane turp te bejne dhe deklarata publike per te treguar dobesine e tyre te neveritshme , ndryshe nga ata; mes te fortit dhe te drejtes une kam zgjedhur dhe do te zgjedh gjithnje te drejten!