Bardhi: Asnjë surprizë nga Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese!

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i ka dhënë ‘ok’ marrëveshjes së Edi Ramës dhe Giorgia Melonin, që kjo e fundit të sjellë në Shqipëri, refugjatët që nuk i le të shkojnë në Itali.

Bardhi shkruam se ky vendim nuk është surprizë, pasi në Kushtetuese ka plot ‘Vali Bizhga’.

Asnjë surprizë nga ‘Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese’! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.

Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare janë shprehur!’, shkruan Gazment Bardhi në rrjetin social ‘X’.

About Redaksia

Check Also

Provokim kriminal/ Lushnja shpall “Qytetar Nderi” kreun e internimeve të diktaturës

Një vendim absurd që ka shkaktuar indinjatë të madhe në publik është marrë së fundmi …