SKAP-i i dha sinjalin e qartë Ramës se pushteti mund të bëjë çdo krim elektoral dhe nuk do hetohet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha në konferencën për shtyp se, SKAP-i i dha sinjalin e qartë Ramës se pushteti mund të bëjë çdo krim elektoral dhe nuk do hetohet. Noka tha se, SKAP-i me këto veprim ka treguar qartësisht se misioni i tij është të luftojë opozitën, t’i shpallë luftë opozitës.
“Është ky SKAP-i që ditën e parë që u krijua, akti dhe gjestin e parë që bëri, ishte amnistimi i krimit elektoral të pushtetit.
E mbani mend ju, dosja 339 dhe dosja 184 ishin dy dosje që bënë bujë në gjithë botën për përfshirjen e ministrave, zyrtarëve policorë dhe të kryeministrit, të kryetarëve të bashkive të rilindjes, në një krim të rëndë elektoral.
Po ju rikujtoj se në krijimin e tij, SKAP-i kishte tre shtylla të punës së tij. Krimi elektoral, krimi i organizuar, korrupsioni i zyrtarëve shtetërore.
Me shtyllën e parë që ka të bëjë me krimin elektoral, e pushkatoi vetë SKAP-i, i dha amnisti, dosjet i zhduku dhe e amnistoi.
Që në këtë moment u pa qartë se kjo organizatë që ishte krijuar për të dhënë drejtësi, vendosi një standard padrejtësie.
Me mbylljen e këtyre dy dosjeve, SKAP-i i dha sinjalin e qartë Edi Ramës dhe çdo shqiptari se pushteti mund të bëjë krim elektoral çfarë të dojë dhe nuk do hetohet.
Ka shqiptar sot në këtë vend që nuk e di se rilindësit, patronazhistët, policia, shërbimi, prokuroria, bandat, të gjitha janë të përfshira në blerje votash, dhunë dhe shantazh e terror të shqiptarët.
Edhe OSBE/ODIHR ka paraqitur një raport që qartëson përfshirjen e çdo instance shtetërore dhe joshtetërore në manipulimin e votave. SKAP-i ka pasur një synim gjatë këtyre zgjedhjeve, edhe Policia e Shtetit. Kanë denoncuar, duke fabrikuar letra për militantë të PD, që po punonin kundër pushtetit.
Kjo është një formë kërcënimi dhe shantazhi për anëtarët dhe militantët e PD dhe të opozitës.
Po ka njeri që thotë sot në Shqipëri që opozita paska blerë vota, përveçse SKAP-i me këtë veprim?
Po a ishte PD që hyri në zgjedhje me simbole të vjedhura, me fonde të rrëmbyera nga shteti, me zero lekë?
Këto SKAP-i nuk i sheh. SKAP-i me këtë veprim ka treguar qartësisht se misioni i tij është të luftojë opozitën, t’i shpallë luftë opozitës”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Edhe Manastirliu me doktoraturë plagjiaturë, ia kopjoi studentit afrikan

Deputetja socialiste, Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull, “Krahasimi i …