Berisha: Bashkim i demokratëve rreth votës së lirë dhe idealeve të lirisë

Lideri historik i PD, Sali Berisha komentoi nga Elbasani edhe situatën e krijuar në PD, ku të gjithë po kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

“Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënimin e saj. Mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve rreth votës së lirë dhe idealeve të lirisë,” tha Berisha.

I pyetur për disa komente që kërkojnë largimin e tij dhe të Lulzim Bashës, Berisha tha: “Nuk po mbroj asgjë përveç votës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës dhe lirë dhe bllofit, por atyre që e bëjnë këtë, do u lëmë bllofin në dorë”.

Berisha u prit me entuziazëm në Elbasan në Ditën e Verës.

About Redaksia

Check Also

Haremi në burgjet e sigurisë së lartë/ Bandat e Ramës festojnë me alkool dhe drogë

Një video-skandal brenda një burgu të sigurisë së lartë është publikuar së fundmi ku dëshmohet …

Leave a Reply