Dash Sula: Të ngrihemi të gjithë si 33 vite më parë!

Seanca e sotme plenare është mbyllur për 7 minuta, ashtu siç ndodh për më shumë se dy muaj. Ditën e sotme mijëra mbështetës të opozitës ishin mbledhur para Parlamentit, por Edi Rama nuk ka lejuar edhe ditën e sotme deputetët të ushtrojnë të drejtën e tyre të pjesëmarrjes në seanca plenarë duke i bllokuar ata me anë të Gardës se Republikës.

Në këto moment deputetët e opozitës u janë bashkuar qytetarëve në protest. Deputeti i PD, Dash Sula nga protesta u është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje që t’i bashkohen protestave kundër regjimit të Edi Ramës.

“Është shumë  e trishtueshme, është për të ardhur keq gjendja në të cilën ndodhet sot Shqipëria. Sjellja e këtij pushteti, arroganca e kësaj mazhorance nuk ka kufi. Shikojeni çfarë i bën sot të gjithë deputetëve të opozitës. Nuk i lejuan të hyjnë  brenda Parlamentit.  E ka rrethuar dje parlamentin me qindra policë  dhe guardistë dhe kjo është e tmerrshme.  Kjo është një sjellje prej diktature ndaj ju kërkoj të gjithë domokratëve, të gjithë qytetarëve shqiptarë  kudo janë për të drejtat e opozitës, për të drejtat e tyre  sepse jam i bindur që kjo është një luftë e gjatë që porsa ka filluar.

Në mund të humbin disa beteja por lugtën nuk do e humbasin kurrë.

Kjo është e vtmja rrugë për të vendosur demokracinë  sepse ky vend ka rrëshkitur në autokraci.

I kërkoj të gjithë popullit opozutar të mblidhemi çdo ditë për të protestuar deri në fitore”, tha Sula.

About Redaksia

Check Also

Belinda shfaqet në gjendje jo të mirë

Partia Socialiste ka festuar sot 35-vjetorin në qarkun e Fierit. E pranishme në aktivitet ishte …