Korreshi: Plehrat e hajdutë e kanë kthyer në kosh plehrash këtë shtet, të gjithë bashkë të kthejmë demorkacinë

Deputeti i PD, Saimir Korreshi i është bashkuar protestës së qytetarëve, pas mbylljes së seancës plenare.

Nga foltorja përpara qytetarëve, Korreshi i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen çdo ditë për të rrëzuar qeverinë autokrate të Edi Ramës dhe të risjellim demokracinë në vend.

“Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen. Sot duhet të ishim me këtë drejtim, me ata surrat haletë, më falni për fjalën por nuk di tjetër lloj. Plehrat e hajdutë që e kanë kthyer në kosh plehrash këtë shtet.

Vëllezër, o sot o kurrë!

Këtij vendi duhet ti kthehet demokracia. Vëllezër, ky vend po shkon drejtë greminës. Fëmijët që të gjithë i keni jashtë shtetit, bujqërit që të gjithë po e hedhin prodhimin të gjithë në kanale. Nuk jetohet më në këtë vend.

O sot, o kurrë këtij Parlamenti duhet ti kthehet demorkacia, ose do të na kthehet komunizmi”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …