Reforma zgjedhore, Garda nuk lejon deputetët e PD të futen në sallë

Sërish skandal në ambientet e institucionit më të rëndësishëm në vend.

Garda nuk ka lejuar deputetët e opozitës të futen në ambientet ku zhvillon punimet Komisioni i Reformës Zgjedhore. Po ashtu nuk janë lejuar edhe mediat të futen brenda.

Vetëm pas disa momentesh tensioni, disa media mundën të futen brenda.

Ndërkohë, gardistët bllokuan çdo ligjvënës të opozitës të jetë i pranishëm në sallë.

Nga ana tjetër, deputetët demokratë thanë se gardistët kanë dhunuar edhe gazetarët duke tentuar të bllokojnë këdo që të futet brenda.

About Redaksia

Check Also

Reuters: Rama shkarkon Ballukun mes akuzave për korrupsion dhe presionit të BE

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se kryeministri Rama ka shkarkuar zv.kryeministren dhe ministreshën e …