Miell në formën e “vizave të kokainës” në shkallët e Kuvendit, Noka: Ky është narkoshteti

Deputetët e përjashtuar të opozitës tentojnë të hyjnë në Kuvend. Flamur Noka ka shtruar miell në formën e vizave të kokainës në shkallët e Kuvendit, që sipas tij tregon se ky është narkoshtet.

Noka i ka akuzuar se po i shërbejnë sipas tij narkoregjimit, duke theksuar se po ndalojnë përfaqësuesit e popullit të hyjnë në Kuvend.

“Janë pjesë e mazhorancës, po i shërben narkoregjimit. Në krye të detyrës, të ndalosh përfaqëuesit e popullit të hyjë në Kuvend”, tha Noka.

Më pas ai ka vrapuar drejt sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit që po qëndronte në oborr, të cilit po ashtu i ka hedhur miell.

About Redaksia

Check Also

Agasi u ndoq me dron/ Dëshmia e bashkëpunëtorit të tij: Si i sigurova apartamentin për Vlora Hysenin

Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, një …