Edi Rama: Kush shkon në koncertin e Malumës është nder i kombit, ironi therëse nga Shkodra

Nuk protestohet vetëm në Tiranë, përpara godinës së Kryeministrisë, por edhe në Shkodër, ku disa qindra qytetarë, i kanë drejtuar Kryeministrit Edi Rama, me një mesazh që të mos tallet me qytetarët, të mos tallet me protestuesit, të mos tallet me shqiptarët.

Një prej protestuesve në Shkodër, shprehet se Edi Rama, mashtron kur thotë se po ulim çmimet me bordet e ngritura, pasi asnjë çmim i produkteve të shportës nuk ka lëvizur, nuk është ulur.

“Del na thotë jemi në luftë, ndërkohë në Tiranë organizohen koncerte me vlera 1.2 mln euro. Edi Rama hiq dorë nga propaganda”, tha qytetari.

Ndërkohë në një nga pankartat ironizohet koncerti i Malumës, por edhe Edi Rama.

“Edi Rama: Kush shkon në koncertin e Malumës është nder i kombit, kush del në protestë është turp i kombit”, shkruhet në një prej pankartave.

Duket se qytetarët shkodranë i janë përgjigjur me një ironi deklaratave të Kryeministrit, i cili i konsideron protestat si turpëruese.

About Redaksia

Check Also

BIRN: 106 miliardë lekë të inceneratorit të Tiranës kanë shkuar në drejtim të paditur

Kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV, e cila është aktualisht nën administrim shtetëror, ka dështuar …

Leave a Reply