Kompania koncesionare, “Integrated Energy BV SPV”, sekuestruar në 1 gusht të 2023-shit, në llogarinë e saj janë gjetur vetëm 40 mijë dollarë, gjithçka ishte zbrazur. Llogaritë ishin bosh dhe dhjetëra miliona euro nuk dihet se ku kanë shkuar.
Sa kanë qenë të ardhurat e kompanisë?
Të ardhurat e kompanisë janë rreth 25 milionë euro në vit, me fitim rreth 7 milionë euro. Nga shteti paguhen rreth 15 milionë euro, sipas të dhënave nga Tatimet dhe bilanci zyrtar.
Si ka mundësi të ketë vetëm 40 mijë dollarë në llogari kjo kompani? Kjo vërteton faktin që paratë janë zhdukur. Sipas të dhënave, sërish zyrtare, kompania tashmë e sekuestruar, “Integrated Energy BV SPV”, në 5 muaj e menaxhuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ka në llogarinë e saj 3 milionë euro gjendje.
Përgjigjja është e qartë, 6-mujorin e parë të ardhurat ose paratë janë mbledhur dhe kanë marrë drejtimin e paditur.
Cili është fakti i dytë, që sërish lidhet me atë që përmendet më sipër.
Sipas kontratës dhe aneksit të saj, kompania koncesionare në 3 vitet e para duhet të investonte përkatësisht, në vitin e parë, 38.5 milionë euro, në vitin e dytë 40.2 milionë euro, në vitin e tretë 20.2 milionë euro.
Në fakt kjo nuk është respektuar. Sipas asaj që thotë vetë kompania, janë investuar vetëm 30 milionë euro, ndërsa, sipas një dokumenti të çuar në SHBA për të siguruar financimin, deklarohet se janë investuar 22 milionë euro.
Duke marrë shifrat, qoftë edhe më maksimalet, në landfill janë investuar vetëm 18% e totalit prej 128 milionë eurosh që duhet të ishte investuar në 6 vite.
Sipas kontratës, 3 vitet e para duhet të ishte investuar 85% e shumës totale prej 98.9 milionë eurosh. Pra, duhet të investoheshin 68.9 milionë euro të tjera, duke qenë se kompania ka deklaruar se ka investuar 30 milionë euro.
Kjo shumë nuk është investuar, as paratë nuk janë investuar nga ana e kompanisë sipas kontratës dhe as paratë nuk gjenden, megjithëse në gati 9 vite kompania koncesionare ka marrë më shumë se 60 milionë euro nga qeveria shqiptare, Bashkia e Tiranës, ajo e Durrësit e të tjera dhe gati e njëjta vlerë afërsisht sjell të ardhurat nga dherat dhe aktivitetet e tjera.
Jemi përballë dy fakteve, llogari bosh, rreth 130 milionë euro të ardhura, investime s’ka, janë minimaliste, e para kompania nuk ka para, ka vetëm një kredi 11 milionë euro, dhe shteti shqiptar vazhdon ende të mbajë në fuqi kontratën.
Qeveria paguan 60 milionë euro, biznesi paguan 60 të tjera, investimi në 3 vite që gati 85% nuk kryen, investimi në 6 vite nuk përfundon. Kompania ka ndryshuar disa herë aksionerët pa marrë leje nga qeveria, duhen larguar subjektet që plotësonin kriteret koncesionare.
Paratë merren, llogaritë janë bosh, korrupsion zyrtarësh të lartë dhe kontrata koncesionare mbahet ende në fuqi dhe nuk prishet megjithëse nuk është respektuar asnjë pikë e saj nga ana e “Integrated Energy BV SPV”.