Bardhi nga Vau i Dejës: Demokratët të vendosur për t’u përballur dhe për të fituar

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, shoqëruar nga të gjithë deputetët e qarkut Shkodër dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka zhvilluar takime me strukturat e partisë në Vaun e Dejës.

Bardhi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20 Shkurtit, kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit

Në mbledhjen e Kryesisë së Degës Vau i Dejës gjetëm gadishmërinë për të qenë të gjithë sëbashku në protestën e 20 Shkurtit. Sulmi i vazhdueshëm ndaj strukturave tona atje, nga segmente të pushtetit dhe krimit të organizuar, jo vetëm nuk i ka gjunjëzuar demokratët por i ka dhënë më shumë energji dhe vendosmëri për tu përballur dhe për të fituar.

Ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë, protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës! Ta shohim çfarë ka ndryshuar për Tom Doshin se dje ishte në Skap

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i …