Nga Jamarbër MALLTEZI
Patrioti Neki Delvina (babai i fisnikut Sherif Delvina) ishte jurist dhe sherbeu si gjyqtar, dhe nënkryetar i Gjykatës së Diktimit në periudhën e Monarkisë.
Tregojne se ne fundin e viteve 1920 ai kish marre nje vendim ne favor te fshatarve te varfer dhe kunder familjes se pasur Verlaci e cila kish peshe te madhe politike. Zogu nuk kish pelqyer faktin se komplikimet e atij vendimi ishin politike dhe e kish shkarkuar. Delvina vijoi pune si avokat i nderuar.
Jakomoni (apo Jake Mane sic e quan i padituri plebe taulant Balla) shkruan per gjendjen e Shqiperise ne 1940 se “drejtesia vepron pa asnje problem”.
Kur ne pushtet erdhen komunistet, ne 1945 e thirren Neki Delvinen si me reputacion te madh qe te drejtonte Gjykaten e Diktimit (Gjykata e Larte).
Por veç pak kohe me pas erdhen e i thane qe me rastin e festes se clirimit me 28 Nentor “juve Gjykata e Diktimit do parakaloni para udheheqjes tek kuadrati X, rrjeshtat Y deri Z.” (“Udheheqja” asokohe ishte kuklla Jugosllave Enver Hoxha, disa bandite te tjere te caktuar nga Tito dhe Enveri, si edhe Ambasadori Jugosllav.)
Neki Delvina brofi ne kembe dhe nuk pranoi te ulte dinjitetin e Gjykates. “Ne jemi Gjykata, jemi pushtet i pavarur dhe nuk parakalojme perpara askujt”.
Kesaj rradhe jo vetem e hoqen nga puna, por e burgosen. E shpallen armik se donte pavaresi te drejtesise, se ishte fisnik dhe intelektual.
Ne vend te tij ne drejtesi emeruan ata lolo e laro qe ju dukej normale (i) te parakalonin para udheheqjes komuniste, (ii) te pranonin se urdhi i komandantit dhe ambasadorit ishte permbi ligjin, (iii) te vendosin shallin e kuq ne qafe, (iv) te akuzonin e denonin ata qe ishin kunder vijes se partise, kunder mesimeve te udheheqesit, apo per “veprime qe bien ndesh me normat e moralit komunist” dhe pastaj te thone se “ashtu ishte sistemi”.
Sot jemi perseri vite drite larg nga standardi i Neki Delvines! Kemi lolo dhe laro qe ju duket normale te rrjeshtohen para ambasadoreve, para edi rames, te nenshtrohen para urdhrit politik per te ndeshkuar kundershtaret e Edi korruptuesit, te mbajne shallin e kuq ne qafe teksa dalin ne foto me perfaqsues politike.
Jane te njejtet qe bejne idiotin e dobishem qe nuk shikojne, nuk degjojne dhe nuk kuptojne kur ju del Edi Rama ne vjedhje, korrupsion dhe shperdorim detyre.
Koha eshte e maskarenjve por atdheu i Shqiptareve.

Gazeta RD