Foto/ AMT “homazhe” përpara Strukturës së Posaçme: “SPAK ka ndërruar jetë”!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marshuar drejt SPAK-ut, për të kryer homazhe. Anëtarët e aleancës thanë se në mënyrë figurative, “SPAK ka ndërruar jetë”!

Avokatja Adriana Kalaja, e cila foli përpara godinës së SPAK, ka akuzuar drejtuesin e  Strukturë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumanin, se nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre, për ta përjashtuar prokurorin Edvin Kondili, që për 4 vite nuk heton dosjen e prishjes së Teatrit.

Aktivistët thanë se SPAK ka ndërruar jetë dhe “prandaj kanë ardhur që të bëjnë homazhe”.

Agjencia e lajmeve LSA ka publikuar foto, ku shihet disa kurore me lule dhe i jepet lamtumira SPAK-ut. Në kurorat e luleve shkruhet “Po Rama dhe Veliaj janë mbi ligjin?”, “SPAK, çfarë numri i do syzet që të shohësh mullarin e provave”, “SPAK nuk heton zulin e pushtetarëve etj”.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …