US President Joe Biden speaks during a briefing on the winter storm system traversing the US and the expected impacts, in the Oval Office of the White House in Washington, DC, on December 22, 2022. (Photo by Brendan Smialowski / AFP) (Photo by BRENDAN SMIALOWSKI/AFP via Getty Images)

Mjeku i Biden: Një pajisje po e ndihmon të kontrollojë çrregullimet e gjumit

Presidenti Joe Biden “vazhdon të jetë i aftë për të kryer detyrën”, tha mjeku i tij të mërkurën pas kontrollit të zakonshëm mjekësor që po ndiqet nga afër, ndërsa 81-vjeçari kërkon të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit.

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Presidentit Biden, shkruante se presidenti po përshtatet më së miri me një pajisje që e ndihmon atë të kontrollojë çrregullimet e gjumit dhe se ka përjetuar disa shqetësime në ije por gjithashtu ai zhvillon ushtrime fizike pesë ditë në javë.

“Presidenti Biden është një mashkull 81-vjeçar i shëndetshëm, aktiv dhe i fuqishëm, i cili vazhdon të jetë i aftë për të realizuar me sukses funksionet e presidencës”, shkruan mjeku O’Connor në një dokument prej gjashtë faqesh mbi shëndetin e presidentit.

Kontrolli mjekësor i Presidenti Biden në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed zgjati më shumë se dy orë e gjysmë. Mjeku shkruante se Presidenti Biden “ndjehet mirë dhe se vizita mjekësore e këtij viti nuk identifikon shqetësime të reja”./VOA

About Krye Redaktor

Check Also

Dy dosjet që mund të trondisin Amerikën

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi ka njoftuar se dokumentet e shumëpritura që lidhen …