Gjykata e Lartë i bindet Ramës, nuk pranon rekursin e liderit të opozitës

Ashtu siç edhe pritej, edhe Gjykata e Lartë, ka vijuar me vendimet politike ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, duke mos pranuar rekursin e avokatëve të tij për shfuqizimin e masave anti ligjore dhe anti kushtetuese të marra prej gjykatave politike.

Lideri i opozitws mbahet prej mw shumw se dy muajsh në arrest shtëpie pa asnjë akuzë ndaj tij dhe pa asnjë provë. Edhe pse SPAK ka hetuar prej tre vitesh për çëshjen e privatizimit të ish-klubit Partizani dhe nuk ka gjetur ende prova, Gjykata e Lartë ka vendosur t’i bindet urdhërave të Edi Ramës për të mos pranuar rekursin.

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e SPAK për rikthimin e Jamarbër Malltezit në masën e arrestit me burg, sot, 5 mars 2024.

Gjithashtu GJL nuk ka pranuar edhe rekursin e avokatëve të liderit të opozitës për shfuqizimin e masës arres me burg ndaj tij.

SPAK kishte bërë rekurs për rikthimin në arrest me burg për Jamarbër Malltezin, gjë e cila nuk është pranuar nga GJL.

Avokatët e liderit të opozitës dhe Jamarbër Malltezit kishin bërë rekurs për rrëzimin e masave të marra ndaj tyre si arresti shtëpiak dhe ndali i daljes jashtë vendit.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …