Princ Leka dhunohet nga ish-bashkëshortja e tij dhe babai i saj

Princ Leka ka bërë një denoncim në polici se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Sipas raportimeve, Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton me mamanë e saj dhe familjen, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhune fizike ndaj tij.

Pas konfliktit fizik mes tyre, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjithashtu raportohet se princi është paraqitur në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore.

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi dhe Tabaku takim në Senatin Italian: Në Shqipëri po cënohen standardet demokratike!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Takabu po zhvillojnë një …