Mosbindja civile duhet të rrëzojë me çdo kusht këtë regjim

Avokati Ismail Uka, në fjalinë e tij në ditën e 70-të të protestës, në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, poshtë banesës së tij u shpreh se qytetarët duhet të bashkohen më fortë se kurrë për të vijuar me protestat në gjithë rrugët e Tiranës, po ashtu edhe në Surrel, kundër largimit të pushtetit të Edi Ramës.

“Akti i fundit i Edi Ramës për eleminimin e opozitës ishte burgosja politike e liderit të opoziës shqiptare dr.Sali Berisha nëpërmejt drejtësisë së re të dirigjuar prej tij.  I gjithë ky pushtet absolut i Edi Ramës  dhe qeverisë së rilindjes e ka burimin dhe fuqinë e tij nga vjedhja e zgjedhjeve, nga vjedhja e votës së lirë të shqiptarëve nëpërmejt sistemit kriminal të patronazhimit. Ky fakt tashmë është i provuar nga vetë institucionet ndërkombëtare.

Aksioni opozitar, ‘O Sot, O Kurrë’, të kalojë në një stad tjetër të veprimit dhe të ndërveprimit për të parandaluar eleminimin e opozitës dhe për ti dhënë fund regjimit diktatorial të Edi Ramës. Kjo mosbindje civile të fokusohet në dy aspekte. Së pari, një pritestë e opozitës pa kthim pasi të zhvillohet në Surrel për të detyruar Edi Ramën të largohet nga drejtimi i këtij pushteti mafioz  dhe të korruptuar.

Së dyti, organizimi i një proteste mbarëkombëtare në sheshin ‘Skenderbej’ ku të gjithë protestuesit të vendosen në sheshe, në rrugët e Tiranës, kudo me mjetet e tyre duke qëndruar aty, pa kthim pas deri në largimin e Edi Ramës”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sulmi ndaj Agron Gjekmarkajt u urdhërua nga Edi Rama! Akt i paprecedent i një regjimi që është në grahmat e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha e ka cilësuar sulmin ndaj nënkryetarit të PD, Agron Gjekmarkaj, …