Enno Bozdo, duke folur në ditën e 77 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, tha se nuk rreshtëm së kërkuari me dinjitet të drejtat e opozitës, transparencën e Qeverisë.
“Kur erdha këtu lexova se Presidenti kishte dekretuar ligjin për zonat e mbrojtura, meqë nuk kishte gjetur shkelje Kushtetuese. Dhe unë pyes pse na duhet drejtuesit e shtetit thjesht për të parë nëse Kushtetuta shkelet në letër, gërmë apo frymë?
A nuk e di Presidenti që ky ligj i jep të drejtën klientëve të Qeverisë që të hyjnë dhe të ndërtojnë në këto zona?
Zonat e mbrojtura janë monumentet, kulturore, natyrore, historike, janë të mbrojtura dhe ne po përpiqemi që t’I mbrojmë, ndërsa ligji i dekretuar nga Bajram Begaj, i jep të drejtën oligarkëve të hyjnë dhe të ndërtojnë edhe në këtë trashëgimi që nuk na takon vetëm ne”, tha Bozdo.
Ai tha se ne kemi detyrimin të ruajmë këtë trashëgimi jo vetëm për veten tonë, por edhe për brezat që do të vijnë.
“Ne nuk e bëjmë dot këtë duke ndarë gjithçka me klientin e rradhës të Qeverisë, për të ndarë paratë dhe më pas për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme”, tha Bozdo.