Bylykbashi: Nuk ka kompromis me regjimin e Edi Ramës, detyra jonë ta rrëzojmë

Detyra jonë është rrëzimi I regjimit të Edi Ramës, ne jemi përballë një sfide: të çojmë përpara të mirën, duke rrëzuar të keqen. Kështu u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, gjatë takimit me qytetarët në Has.

“Nuk do të bëjmë asnjë kompromis me këtë regjim, pasi regjimet kurrë nuk e lëshojnë pushtetin”, tha Bylykbashi.

Ai u shpreh se tashmë demokratët janë të bashkuar dhe sot detyra jonë kryesore është që të bashkohemi me atë qytetarin e thjeshtë, ti përgjigjemi, ti japim shembull dhe frymëzim.

“Besoj shumë se ashtu si tek ju këtu e dhatë frymën te qytetari I thjeshtë, jo vetëm te anëtarët e PD, por te qytetarët e thjeshtë, ashtu do e bëjmë kudo në Shqipëri”, tha Bylykbashi.

Ai u shpreh se PD është partia e shpresës dhe jo e oligarkëve.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …