Reagimi/ Bardhi: Kriteret për kreun e Gardës po përshtaten për të emëruar Ermal Onuzin

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka denoncuar lehtësimin e kritereve për drejtorin e Gardës së Republikës. Bardhi shprehet përmes rrjeteve sociale se, kriteret janë përshtatur në mënyrë të tillë që në krye të Gardës të emërohet Ermal Onuzi.

“Korrupsion me tendera publik, korrupsion me kontratat koncensionare, korrupsion në çdo sferë ekonomike.

Së fundi edhe korrupsion politik përmes ligjeve me porosi. Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës dhe lehtësimi i kritereve për drejtorin e Gardës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzi.

Më poshtë diskutimi në seancë plenare”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Binaj jep numrin e kontaktit/ Një lëvizje për ndryshim për ta shpëtuar Tiranën

Mesazhi: Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve …