Dresha: Lideri i opozitës, ai që i hapi rrugën ndryshimeve, është i burgosur politik!

Xhuljana Dresha, anëtare e Departamentit Brain Gain në PD tha se sot është 22 marsi, dita e fitores së Partisë Demokratike, në zgjedhjet e vitit 1992, që i hapi rrugën ndryshimit, reformave të dhimbshme, por të domosdoshme për Shqipërinë e asaj kohe.

Në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, Dresha tha se ishin këto reforma, nën drejtimin e PD dhe Kryetarit të saj, Sali Berisha, që i hapën rrugën anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, integrimit europian, liberalizimit të vizave, orientimit pro perëndimor të Shqipërisë dhe rritjes së mirëqënies ekonomike të shqiptarëve.

“32 vite më vonë, lideri i opozitës, ai që i hapi rrugën ndryshimeve, Sali Berisha, është i burgosur politik. Çfarë turpi për regjimin dhe prokurorët e tij dhe çfarë detyre për ne të gjithë për të rrëzuar këtë regjim”, tha Dresha.

About Redaksia

Check Also

Plarent Ndreca në SPAK: Nuk më thirrën pse takova Veliajn, por për një çështje në hetim

Deputeti i PS, Plarent Ndreca është thirrur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), …