Zajmi: Shqiptarë mos humbi shpresën, të përsërisim 22 marsin e 1992!

Inxhi Zajmi, anëtar i FRPD, ndërsa mori fjalën në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se 22 marsi i dha shqiptarëve lirinë, demokracinë.

“Për shkak të 22 marsit 1992 shpëtuam nga ngujimi ideologjik i Partisë Komuniste. Për shkak të kësaj dite unë jam i lirë të shkollohen e punoj atje ku dua, për shkak të kësaj ditë unë zgjedh të jem këtu, mes jush, zgjedh të mendoj se ka një shpresë tjetër për Shqipërinë, që demokracia nuk ka vdekur. Ne kemi prapë mundësi të sjellim ndryshimin”, tha Zajmi.

I riu tha se shqiptarët nuk duhet ta humbin shpresën, të votojnë në zgjedhjet e ardhshme PD, forcën që solli demokracinë në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Sula: PISA 2025 u shënua me yll, OECD e futi Shqipërinë në ‘raportim të kufizuar’, qeveria fshehu të vërtetën

Deklarata e anëtares së kryesisë së PD, Lili Sula: Rezultatet e Shqipërisë në testin PISA …