Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar. Ditën e sotme ka pasur dhe një mbedhje të drejtorëve të RTSH-së, ku dhe është dhënë miratimi për dorëheqjen e Pezës. Ndërkohë që sot Peza të gjitha mbledhjet që ka pasur i ka anuluar.
Gjatë kësaj periudhe të drejtimit të Pezës, nga RTSH-ja janë pushuar shumë gazetarë, kameramanë dhe drejtues emisionesh. Kjo ka sjell reagim të madh në publik kundër Pezës. Nga shumë aktorë politik por edhe të medias, është kërkuar shkarkimi i Pezës nga detyra.
Deputetja e PD, Ina Zhupa e ka cilwsuar si dorëheqje të detyruar të Alfred Pezës, disa muaj pas emërimit në krye të RTSH. Zhupa shkruan nw reagimin e saj se, i bëj thirrje këshillit drejtues pas këtij dështimi të rradhës herë tjetër të ndjekin ligjin kur zgjedhin drejtuesin e ri të RTSH.
Reagimi i deputes Ina Zhupa
Që para se të zgjidhej e kam denoncuar që po përgatitej zgjedhja e tij me porosi;
Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit që nuk duhet të kishte qënë deputet para dy legjislaturave, që nuk duhet drejtonte media 6 muajt e fundit, që nuk duhet ishte aksioner në media por prap e mbajtën në mënyrë antiligjore.
Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore. Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale.
Keqardhje për kolegët e komisionit të medias që nuk u ngritën në lartësinë e detyrës, duke pasur shkeljet para syve nuk kanë marr asnjë masë brenda kuadrit që na lejon ligji si komision përgjegjës.
RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik.
I bëj thirrje këshillit drejtues pas këtij dështimi të rradhës herë tjetër të ndjekin ligjin kur zgjedhin drejtuesin e ri të RTSH.