Avokati, Genc Gjokutaj, ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO për rrëzimin e kërkesës së bërë nga kreu i opozitës, Sali Berisha për pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit.
Gjokutaj është shprehur se ku vendim i marrë nga Gjykata e Apelit ka vërtetuar shkelmimin e radhës të bërë ndaj Kushtetutës.
“Ky vendim i sotëm vendosi rrëzimin e kërkesës sonë. Sot u vërtetua shkelmimi i Kushtetutës edhe nga Apeli. Këta janë sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, me regji. Duam që të lirohet Berisha, sepse nuk ka akuzë dhe nuk ka prova.
Këta kanë vënë trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë sistemin. Kjo gjykatë me vendimin e saj e largoi veten nga ligji dhe Kushtetuta. Nuk pranon SPAK as ekspertizat, asgjë. Kjo është çartje dhe lajthitje”, tha Gjokutaj.