Rindërtimi në Tiranë do mbarojë kur të vijë përfundimi i mandatit të Erion Veliajt!

Dorian TELITI

❌Tashmë është zyrtare, procesi i rindërtimit në Tiranë nuk mbaron as në 2024, as në 2025 dhe ndoshta as në 2026.

🔴Kjo konfirmohet nga vetë Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ka sjellë për miratim në Këshillin Bashkiak të Tiranës rishikimin e Buxhetit 2024 dhe PBA-në 2024-2026, ku konstatohet mjaft qartë, e zeza në të bardhë, fakti që financimi i rindërtimit si në zonën e 5 majit ashtu edhe në zonën e Kombinatit do të vazhdojë të paktën edhe për 2 vitet e ardhshme.

👉Premtimi ishte: Brenda vitit 2021 do rindërtohej cdo gjë e shkatërruar nga termeti i tmerrshëm i 26 nëntorit 2019.

Ndryshe thanë e ndryshe bënë.

👉Fakt 1: Deri më sot janë alokuar pothuajse 1 miliardë euro për rindërtimin, ku pjesën më të madhe e ka përfituar Tirana, por njerëzit vazhdojnë të jenë ende pa shtëpi.

👉Fakti 2: Procesi i rindërtimit është karakterizuar nga mungesë transparence, përdorim jo-eficient i parasë publike, procedura prokurimi shpeshherë pa garë, monitorim i cekët dhe mungesë informacioni mbi ecurinë e këtij procesi, kosto të larta sociale si pasojë e zvarritjes së procesit, etj.

⁉️Natyrshem lindin pyetjet/dyshimet: Pse dhe a është e qëllimshme kjo zvarritje e rindërtimit të shtëpive të atyre që sot shtëpi nuk kanë?

Pse për të ndërtuar dy komplekse me godina pak katëshe u dashkan 8 vite, ndërkohë që komplekse me kulla 30-40 apo 50 katëshe na mbijnë nga hici dhe përfundojnë punimet brenda 2-3 viteve?

🔷Ndaj, i bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë që mjaft e lënë pas dore këtë proces jetik, por ta konsiderojnë prioritet mbi prioritetet dhe ta përmbyllin punën brenda 2024, mundësitë si financiare ashtu edhe teknike e mundësojnë këtë gjë.

Asgjë nuk e pengon, duhet thjesht vullnet!

About Redaksia

Check Also

Dy lajme të gëzueshme në një ditë për familjen Rama…

Nga Xhevat MUSTAFA Më 14 qershor 2026, Edi udhëtoi për në Zvicër, si turist, si …