Bardhi nxjerr dokumentat: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi publikoi sot dokumenta që provojnë bashkëpunimin e Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë. Bardhi than ë një konferencë shtypi se, vëllai i kryeministrit dhe drejtuesit e narkotrafikut përdorën të njëjtën makinë 18 herë.

Deklarata

• Bardhi: Prokuroria hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45 vjeçar të paidentifikuar me emër, që ka përdorur të njëjtën makinë si Olsi Rama dhe trafikantët e drogës.
• Bardhi: Bëhen publike 10 provat e përfshirjes së Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë.
• Bardhi: Olsi Rama përdorues i automjetit me targë AA653DM.
• Bardhi: Prokuroria të rihapë hetimin për rolin e Olsi Ramës në çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.
• Bardhi: Edi Rama ka një përgjigje për të dhënë: Çfarë bënte i vëllai me të njëjtën makinë, e cila u përdori njëkohësisht edhe nga organizata kriminale e trafikut të drogës në Xibrakë?

About Redaksia

Check Also

10 banorë jetojnë në qiell të hapur, Bashkia Vlorë në indeferncë totale

Pamjet e transmetuara nga portali Blic News, një media serioze dhe me integritet, dëshmojnë një …