Rama refuzoi interpelancën për narkotrafikantin Olsi dhe kërkoi strehim politik te Damani i partisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në tubimin qytetar u shpreh se Edi Rama refuzoi interpelancën për narkotrafikantin Olsi Rama. Sipas Berishës, Rama shkoi e kërkoi strehim politik në SPAK tek Damani i partisë.

“E morët vesh sot zotërinj, miqtë e mi?

Edi Rama refuzoi të paraqitet në interpelancë në parlament për të dhënë shpjegime për kriminelin narkotrafikant Olsi Rama, vëllain e tij.

A e dini ju pse nuk u paraqit dot?

Sepse Olsi Rama ka qenë vetëm ushtar i tij.

Sepse Olsi ka zbatuar vetëm porositë e tij.

Dhe tani paturpësisht deklaroi se ka kërkuar strehim politik te Damani i partisë.

Edhe aty do të kapin Edi Rama, edhe aty do të të gjejnë.

Ta kesh të qartë se nuk ka Daman dhe Zaman që të shpëton ty nga drejtësia e vërtetë, nga ligjet e këtij vendi.

Tirana e tëra po zien sonte.

Tirana është e gatshme të derdhet në rrugë.

Tirana pret me padurim të përmbushë misionin e saj.

Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

Zoti ju bekoftë ju, shqiptarët dhe Shqipërinë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania! Berisha: Neveri dhe vetëm neveri!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili shprehet …