Berisha: Ditën e premten nis revolta kundër këtij regjimi që vjedh 100% fondet pa i lëvizur qerpiku

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar tha se, ditën e premte nis revolta kundër këtij regjimi që vjedhin 100 përqind të fondeve të dhëna, pa pasur asnjë frikë dhe pa u lëvizur qerpiku.

“Miqtë e mi, dita e premte është një ditë historike sepse dita e premte nis revolta, mosbindja civile e shqiptarëve gjer në fitore.

Për të shpëtuar nga kjo bandë hajdutësh, trafikantësh, faqezinjsh që s’i ka toka.

Miq, mbarë shqiptarët presin nga qytetarët e Tiranës çlirimin e bashkisë së tyre, shpëtimin e bashkisë së tyre, fillimin e revoltës që do çojë në përmbysjen e këtij regjimi çnjerëzor, kafshëror.

E këtij regjimi që instaloi narkoshtetin.

E këtij regjimi që vjedh 100 përqind fondet pa i lëvizur qerpiku.

Po kush është atëherë gjykatësi? Kush është prokurori?

Gjykatës dhe prokuror është qytetari.

Është qytetari, është qytetari, është qytetari!

Erion, kudo që të strukesh, kudo që të futesh, qytetarët do të gjejnë ty.

Ndaj dhe jep dorëheqjen se poshtërsitë që ke bërë ti ndaj qytetarëve, poshtërimi që i ke bërë ti qytetit, fëlligështinë që ti ke hedhur në shtëpinë e parë të qytetarëve të Tiranës, nuk e ka bërë kush kurrë.

Mos harroni miqtë e mi se ky, çfarë t’i thuash, po ky na u bë dhëndër, na u martu me paratë e vjedhura të taksapaguesve. I dha vëllait të vet tenderin për të bërë dasmën e tij.

Ky nuk njeh kufi, nuk njeh moral, nuk njeh të ndalur.

Miqtë e mi, qytetarë dhe qytetare, a jeni ju shpresa e vetme e Shqipërisë apo Damanët dhe Krajat me kompani?

Ju jeni shpresa e vetme e Shqipërisë, çlironi bashkinë e Tiranës se ata janë mburoja e Erion Veliajt, janë streha e fundit e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …