Berisha: Erion Veliaj jep dorëheqjen urgjentisht, mos prit qytetarët të premten në zyrë!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, i ka kërkuar Erion Velaijt dorëheqjen nga kryetari i bashkisë, pas aferës korruptive të kompanisë së ‘5 drejtorëve të bashkisë’ të cilët kanë marrë miliona euro tendera nga ky institucion. Berisha i ka kërkuar Veliajt që të largohet dhe të mos presë qytetarët të premten në zyrë.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, sonte kam një pyetje reflektuese për çdo qytetar të Tiranës, për çdo qytetar shqiptar.

Imagjinoni pak të dashur qytetarë për një moment sikur në bashkinë e një kryeqyteti evropian, të Vjenës, Ljubjanës, Pragës, Parisit, Berlinit, Romës, të kishte ndodhur që paratë e taksapaguesve të qytetarëve vidhen jo me 20 apo 30 përqind ryshfet, por 100 përqind nga punonjësit e bashkisë.

Pra, vjedhje, vjedhje, vjedhje totale duke mos kursyer asnjë qindarkë.

Imagjinoni miq në qoftë se kjo do u ndodhte qytetarëve evropiane, që të vidheshin 100 përqind e parave me të cilat duhet të ndërtoheshin shkolla, kopshte, të asfaltoheshin rrugë, të përmirësohej ujësjellësi.

Imagjinoni miq çfarë do bënin qytetarët evropianë, nëse paratë në bashkitë e tyre do vidheshin jo 20, 30 përqind me ryshfet, por 100 përqind dhe do shndërroheshin në hotele luksoze, në pallate me qindra e qindra apartamente.

Çfarë do bënin qytetarët europianë? Në 24 orë do të kërrenin për zverku hajdutët, do çlironin bashkinë, do e shndërronin atë në shtëpi të qytetarit.

Ndaj dhe ftesa jonë, të premten të gjithë si europianë të vërtetë kundër vjedhjes, kundër poshtërimit tonë, për dinjitetin tonë.

Miq, Shqipëria dhe çdo vend ka njohur hajdutë, por hajdutë që të vjedhin fondet 100 përqind si Erion Veliaj, toka nuk ka njohur ndonjëherë, përveç atyre që thyejnë bankat.

Të dashur miq, qytetarë dhe qytetare, pyesni pak, ku janë 130 milionë euro, para të taksapaguesve tanë për djegësin e Tiranës?

Askush nuk e di, por djegësi nuk ekziston.

Ato pra u vodhën 100 përqind.

Ku janë paratë e vjedhura në dhjetëra milionë euro, që shkuan tek 5 bastardë me në krye kryehajdutin Erion Veliaj?

A mund ta pranojmë ne këtë poshtërim?

A mund ta pranojmë ne këtë plaçkitje të këtij njeriu që meriton çdo epitet dhe çdo cilësim?

Erion Veliaj, jep dorëheqjen gjer të premten. Jep dorëheqjen!

Populli i Tiranës, në këmbë për dinjitetin tënd, në këmbë kundër poshtëruesit dhe hajdutit, që ka shënuar rekordin më të paparë të historisë së shtetit shqiptar dhe ndonjë shteti tjetër.

Erion Veliaj jep dorëheqjen urgjentisht, mos prit qytetarët të premten në zyrë.

Hapja zyrat qytetarëve. Bashkia është shtëpia e qytetarëve dhe jo e hajdutëve”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …