Rama zhduket nga Kuvendi, Bardhi: Mos u fshih pas grave për trafikun e kokainës të Olsit

Kryeministri Edi Rama refuzoi në mënyrë të paligjshme interpelancën e kërkuar për skandalin e vëllait të tij, Olsi Ramës.

Megjithatë, në emër të tij foli sot kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Duke përdorur gjuhën e Ramës, ajo iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi duke i thënë se duhet të presë drejtësinë që të flasë.

Nikolla i hoqi mikrofonin Bardhit, kurse ky tha se Edi Rama është një frikacak.

Bardhi tha se, Rama po fshihet pas Lindita Nikollës dhe Elisa Spiropalit dhe nuk po vjen të përballet në Kuvend.

“Hajde në Kuvend dhe sqaro pozicionin e vëllait tënd Olsi Rama, në trafikun e drogës në Xibrakë. Sqaro pse u dekonspirua nga policia operacioni për arrestimet në Xibrakë.

Parlamenti nuk mund të trajtojë përfshirjen e vëllait të kryeministrit në trafik droge, si çështje personale. Pse ju tremb kjo interpelancë? Ka të dhëna se policia e ka dekonspiruar operacionin. Të vijë Edi Rama në seancë, të mos fshihet pas kryeparlamentares.

Të japë llogari pse Policia e Shtetit dekonspiroi operacionin. Fshihet pas Elisës, pas teje, pas ministrave”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …