Berisha: A mund të presim ne nga Dumanët e Edi Ramës se do hetojnë Erion Veliajn? Kurrën e kurrës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se ne nuk mund të presim që Altin Dumani do të hetojë Erion Veliajt. Berisha tha se, ashtu si Veliaj poshtëron qytetarët e Tiranës, këta mercenarë, këta laro, poshtërojnë të drejtën, ligjin, shenjtërinë e të drejtës, moralin njerëzor me qëndrimet e tyre ndaj ligjit dhe të drejtës.

“Të dashur miq, ky Altin Damani, kur bëri dosjen e Arben Ahmetajt, ia përmendi dhjetë herë emrin Erion Veliajt.

Por kur Veliaj i tregoi atë që ia di, kur shkoi dosja e bashkisë për inceneratorin, nuk e përmendi dot asnjëherë të vetme.

Dhe tani, kur janë vjedhur dhjetëra e dhjetëra milionë, 100 përqind, jo me ryshfet më, por 100 përqind, janë shndërruar në hotele luksoze që shkojnë gjer në 50 milionë euro, janë shndërruar në pallate…

Se këta i fitonin tenderat, por pallatet i kanë ndërtuar me leje ndërtimi në bashki, njëlloj si Edi Rama, pallatin në pajë të bashkëshortes së vet, pa asnjë faturë, pa asnjë qindarkë.

Pra, a mund të presim ne nga Damanët e Edi Ramës se do hetojnë Erion Veliajn? Kurrën e kurrës!

Ashtu si Veliaj poshtëron qytetarët e Tiranës, këta mercenarë, këta laro, poshtërojnë të drejtën, ligjin, shenjtërinë e të drejtës, moralin njerëzor me qëndrimet e tyre ndaj ligjit dhe të drejtës.

Ndaj ka edhe një rrugë. Rruga është beteja qytetare.

Rruga është betejë pa kthim!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Linda tjetër flet pak për videot me Agasin

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda …