O larot e Skapit, sjellja juaj si narkoprokurorët kolumbianë do marrë ndëshkimin më shembullor nga qytetarët

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar ka komentuar edhe deklaratat dhe sjelljen e sotme të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Berisha iu drejtua prokurorë, o larot e Skapit, sjellja juaj si narkoprokurorët kolumbianë do marrë ndëshkimin më shembullor nga qytetarët.

“Të dashur miq, iu deshën javë dhe muaj deputetëve, përfaqësuesve tuaj në parlament në mosbindje civile, por më në fund e mposhtën tiranin në parlament.

Më në fund rikthyen komisionet, rikthyen të drejtat.

Edhe ju, prandaj të gjithë nesër në ora 11 te bashkia gjer në fitoren e dytë të plotë mbi bashkinë.

Gjer në çlirimin e bashkisë.

Gjer në rikthimin e shtëpisë së parë të qytetit, qytetarëve të ndershëm të Tiranës.

Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët, jashtë nga bashkia.

Ndaj dhe nesër është ditë e madhe në historinë e demokracisë se fillon beteja pa kthim për çlirimin e bashkisë nga kjo farë e poshtër që ka vendosur rekordin më të paqenë në botë.

Pra, edhe njëherë, ai me votë nuk ikën, atë drejtësinë e ka mburojë.

Por atëherë çfarë mbetet?

Revolta qytetare, ajo është fjala e qytetarëve.

Ndaj dhe Erion, në qoftë se e don veten një miligram, jep dorëheqjen.

Mos e prit popullin e revoltuar se këtë poshtërim që i ke bërë ti Tiranës nuk ia ka bërë kush kurrë.

Është rast i pashembullt që të vidhen 100 përqind fondet, përveçse me ty, fondet e djegësit, fondet e tenderave të tjerë.

Dy fjalë o larot e Skapit, o mercenarë: sjellja juaj si narkoprokurorët kolumbianë, që arrestonin ushtarë për të mbrojtur Eskobarin, do marrë ndëshkimin më shembullor nga qytetarët shqiptarë.

Drejtësia është dhunti e Zotit për çdo qytetar të lirë.

Mjerë ju që përdhosni drejtësinë për Edi Ramën, Erion Veliajn”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …