Bardhi: Dosja e Olsi Ramës është me dokumente nga Prokuroria dhe Gjykata

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi, tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se, Edi Rama duhej të kishte një sjellje shtetari dhe të sqaronte sepse vëllai i tij lëvizte me makinat e trafikantëve, çfarë lidhje kishte me trafikantët e Xibrakës, cilët janë personat që njeh nga grupi criminal, e kështu me rradhë.

Bardhi tha se Edi Rama ka zgjedhur t’i fshihet të vërtetës. “Di edhe unë t’i kthehem shqiptarçe, por i qëndroj gjithmonë paraqitjes së fakteve dhe dokumenteve”, tha Bardhi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se, Taulant Balla tha në Parlament se e di se kush është 45-vjeçari, atëherë ai është në kushtet e fshehjes së krimit, pasi Prokuroria e ka pezulluar hetimin.

“Zyrtarisht ministri i Brendshëm pretendon se njeh trafikantë dhe nuk ka njoftuar Prokurorinë, pra është në kushtet e fshehjes së krimit”, tha Bardhi.

Ai tha se grupet e vëzhgimit të personit e shoqërojnë me foto dhe video, çka do të thotë se nëse Prokuroria apo Policia do të kishin interes për ta identifikuar, mund të ishte opinioni publik që mund të ndihmonte ta identifikonte.

“Dosja është me dokumente nga Prokuroria dhe Gjykata”, tha Bardhi, lidhur me dokumentet që disponon lidhur me Xibrakën.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD tha se dosja nuk ishte mbyllur, Prokuroria e kishte veçuar, për të identifikuar bashkëpunëtorët e paidentifikuar.

“E rëndësishme është që kjo çështje vijon të jetë e hapur. Dosja është pezulluar që në 2018, ka zënë pluhur, dhe po të shikosh  një nga prokurorët është votuar vetëm nga mazhoranca e Edi Ramës në pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa tjetri pasi u emërua në SPAK, e dimë të gjithë luftën e Edi Ramës që donte ta vinte në krye të Prokurorisë Speciale”, tha Bardhi.

Ai tha se tre nga katër personat që përdornin automjetet janë identifikuar, ndërsa personi i katërt që është përdorues është Olsi Rama. Bardhi tha se, i takon Prokurorisë që të verifikojë përgjimet, raportet e policisë, atyre të vëzhgimit, për të provuar fajësinë e personit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …