Analisti: Berisha do të jetë arkitekti i fitores, jemi më të fortë se regjimi i Ramës!

Lideri i opozitës është arrestuar në mënyrë skandaloze dhe po mbahet në burg me vendimet e Gjykatave skandaloze, tha analisti Artan Hoxha. Në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Hoxha tha se, Sali Berisha nuk dorëzohet dhe demokratët nuk do të dorëzohen.

“Regjimi i Edi Ramës është i fortë, por Sali Berisha është edhe më i fortë”, tha analisti.

Në ditën e 100 të tubimit qytetar, Hoxha tha se edhe rilindasit kur lenë takim në këtë rrugë thonë takohemi te rruga e Salës, te kjo rruga që sot quhet e “Shpresës” dhe ju jeni pelegrinët e saj, jeni pelegrinët e fitores në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, dhe arkitekti i fitores do të jetë Sali Berisha.

Hoxha tha se asaj që i është bërë PD nga regjimi, Gjykatat dhe Rilindja, është thyerje e rendit natyror dhe jo vetëm e ligjeve.

Analisti u shpreh se lirimi i Sali Berishës është një betejë. “Lironi Sali Berishën se nuk mban më. Është arrestuar në kundërshtim me ligjin, kushtetutën e logjikën. Nuk është thjesht një demokrat i arrestuar, nuk është thjesht lideri i opozitës, por është një njeri që i kanë bërë një padrejtësi, ndaj dhe duhet të reagojë gjithë shoqëria”, tha Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Lirohen 7 protestuesit e arrestuar pas protestës së 23 dhjetorit

Gjykata ka bvendosur të lirojë  7 protestuesit e arrestuar për bllokimin e rrugëve. Qytetarët ishin …