Nesër Tirana në protestë para Bashkisë: Veliaj jep dorëheqjen!

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i bën thirrje qytetarëve ti bashkohen nesër protestës në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë.

Reagimi i Dorian Telitit

PROTESTO TIRANË, ndryshe e ‘keqja’ mbijeton!

Ndihesh i tradhëtuar se shumë të premtuan, por premtimet nuk i mbajtën? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i vjedhur se shikon që paratë e taksave të tua i kanë vjedhur 100% me skema të denja për grupe të struktura kriminale? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i tallur nga arroganca e disa politikanëve e zyrtarëve që nga të qenurit askushi një ditë të bukur të shesin mend e të bëjnë tangërllik milionerësh? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i keqtrajtuar nga një administratë që s’të përfill as ty dhe as shqetësimin tënd? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i poshtëruar në dinjitetin tënd të nëpërkëmbur këto vite? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh në pamundësi për të blerë ushqimet dhe ilacet që të nevojiten pasi paratë tona vidhen e abuzohen dita ditës? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i revoltuar për mungesën e çerdheve, kopshteve, shkollave, e klasave të mbipopulluara, pasi paratë merren por nuk shkojnë për investimet e domosdoshme, por vidhen me 5D e inceneratorë fantazmë? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i frikësuar të hapësh qepenin e biznesit tënd se ke bindjen që falimentimi është në pragun e derës? Atëherë dil e protesto.

Protesto Tiranë, protesto nesër me cdo mjet demokratik të mosbindjes civile.

Nesër në orën 11.00 të mblidhemi të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë deri në largimin e Veliaj nga zyra e KryeBashkiakut të Tiranës.

#Osotokurrë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …