Jepini Qendrestarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit atë që i takon…

Nga Adriana KALAJA

Gjatë gjithë betejës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, por sidomos kur nisëm betejën ligjore pas shembjes barbare të tij nga mafia e betonit e instaluar në Qeveri dhe Bashki në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal, drejtuar nga dyshja Rama-Veliaj, ne Qendrestarët e AMT, përpos se kemi vënë në rrezik familjet tona dhe jemi persekutuar gjithë secili në ushtrimin e profesionit të tij, jemi akuzuar per nivelin juridik të kësaj beteje dhe jemi kërcënuar për të mos i bërë këto kallëzime.

Dhe, kur nuk ja dolën me të gjitha këto, na thonin “miqësisht” si skutha:

– Lëreni me kaq se gjithshka ka mbaruar me shembjen e Teatrit.

Por në fakt ne nuk i dëgjuam dhe vazhduam.

Nuk u trembëm dhe nuk u shantazhuam.

Nuk bëmë kompromis me të vërtetën dhe parimet tona.

Vazhduam Kauzën tonë, Kauzë e cila ka hyrë në vitin e shtatë, se ne nuk po protestonim për pronat tona, por për diçka shumë më të madhe dhe që lidhej me Historinë, Identitetin dhe Trashëgiminë Kulturore të Tiranës.

Ne vazhduam e vazhdojmë se në 47 herë që kemi shkuar në SPAK, 1 herë në Kushtetuese dhe 1 herë në Gjykatën e Strasburgut,

  1. Çdo gjë e kemi bërë me shpenzimet tona.
  2. Nuk i bëmë kallëzimet për të vënë gjoba.
  3. Nuk u bë.ë palë me askënd për konfliktet e brendshme duke luftuar një të korruptuar, në krah dhe me financimin e një të korruptuari tjetër.

Ndaj sot, unë përulem ndaj çdo Qendrestari që qëndroi dhe qëndron përballë mafies dhe është i vetmi grupim në frymë që legjitimohet në këtë betejë si dhe në thirrjen për herë të dytë të protestës për pastrimin e Bashkisë Tiranë nga krimineli Veliaj e dërgimin pas hekurave.

Këto ditë tek shoh disa që deri dje na godisnin “nën brez” për Ahmetajn e tani janë kthyer kundra tij se kështu ja do interesi i pronarit të tyre Rama-Veliaj, apo këta që na bënin bllok mediatik deri dje (edhe sot) për gjithë kallëzimet tona, tek vrapojnë për të ngritur flamurin e denoncuesit, ndjej keqardhje dhe trishtim.

Palë me ta, fatkeqësisht është bërë dhe SPAK, që për të mbuluar atë krim që po bëjnë ndaj liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha, na propagandojnë se ata po marin në konsideratë kallëzimet e opozitës kundra Veliajt e drejtorëve të tij.

Pse e them këtë?

Se aferat korruptive dhe kriminale të Veliajt nuk filluan kur u kujtuan disa se duhet sulmuar Veliaj dhe drejtorët bashkë ortak të tij.

Një nga 47 kallëzimet dhe denoncimet tona në SPAK, është dhe ai i datës 5 janar 2021 e që lidhej me krijimin nga Erion Veliaj të shoqërisë Tirana DC sh.a.

Një nga të kallëzuarit tanë përveç Veliajt, ishte edhe ai që sot e njohin shumë dhe që po e godasin me urdhër e sponsorizim, Redi Molla.

Përveç se i akuzuam për Grup të Strukturuar Kriminal dhe pastrim të produktit të veprave penale, ne denoncuam skandalin e paprecedent se i gjithëgjenduri Redi Molla mbante në kundërshtim me ligjin 3 poste:

  1. Drejtor në UKT.
  2. Administrator i Tirana DC.
  3. Ekspert Kontabël i Tirana DC.

Këtë kallëzim penal ja kemi bërë me dije edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Mu kujtua ky kallëzim pasi pashë disa “gazetarë” dhe “opozitarë” që po nxjerrin prova kundër Veliajt dhe Drejtorëve të tij dhe që kurrë nuk kanë bërë një reagim lidhur me Teatrin Kombëtar.

Ky kallëzim përveç se i parapriu dosjes së Ndragetës ardhur nga Italia pas 15 ditësh, u bë bllok në të gjithë mediat e sponsorizuar nga shefi i Redi Mollës.

Madje dhe një kronikë që u bë lidhur me këtë skandal (e shihni poshtë), dhe që më shumë u intervistua një avokat sorosist se unë që kisha bërë kallëzimin e dhënë provat, me urdhër nga pagatorët e mediave, u mbyll.

Pas institimit tonë në vijim, pa dëshirën e tij, ish Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja u detyrua të konfirmojë se kanë filluar hetimin e thelluar lidhur me këtë dosje.

Kjo është arsyeja që them se hetimet për Veliajn dhe drejtorët e tij mafiozë, i kanë inicuar Qendrestarët e AMT dhe, ketyre heronjve që nuk u tërhoqën kurrë u nuk bënë asnjë kompromis, jepini atë që i takon atyre.

Se denoncohen aferat e Veliajt e drejtorave te tij shumë mirë por pse këto “gazetaret” nuk e pasqyrojnë këtë fakt kur pasqyrojnë gjithë ato fakte e prova në atë dosje?

Sa fakte e prova nxori Klodiana Lala, pse nuk e përmendi këtë fakt?

Po Ola Xama pse nuk e përmendi?

Apo është urdhër për t’i bërë bllok AMT?

Ne mirë na bëjnë.

Na motivojnë më shumë.

Në harkun e një Kauze e futur në vitin e 7-të, kur shoh këtë sulm të paprecedent ndaj një grupi Qendrestarë që ka bërë opozitë edhe më shumë se opozita politike, them me bindje se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndryshe Aleanca e Vlerave ka triumfuar në çdo aspekt ndaj Aleancës së Qelbësirave të sponsorizuar nga paratë e inceneratorëve.

Do vijojmë deri në qëllimin përfundimtar duke çuar pas hekurave Veliajn e këdo që ka abuzuar me taksat tona e probën publike dhe rindërtimin e,

Teatrit Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.

Ndiqni më poshtë denoncimin e bërë nga Qendrestarët e AMT më 5 janar 2021:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=442493477192882&id=110243613751205&sfnsn=wa&mibextid=6aamW6

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …