Paranojaku Edi Rama krijoi precedentin e luftës civile, do të marrë përgjigjen e merituar!

Studiuesi dhe publicist Ndriçim Kulla tha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, që zhvillohet prej 100 ditësh në mbështetje të liderit të opozitës, se me Sali Berishën ne do të shkojnë në fitore.

Kulla tha se paranojaku Edi Rama do të marrë përgjigjen e duhur.

“Unë skam fare ideologji, por jam mbi parti, jam parizan i së vërtetës. Edi Rama krijoi precedentin e luftës civile. Se të arrestosh liderin e opozitës  do të thotë se po e çon vendin në luftë civile”, tha Kulla.

Në vijim ai u shpreh se Edi Rama e ka futur gjithë opozitën në burg, të gjithë drejtuesit kryesorë të opozitës janë në ndjekje politike.

“Sali Berisha është i pari, kemi Fredi Belerin që ndodhet në burg. Çfarë ndodhi me Fatmir Mediun, kemi Ilir Metën, ish-Kryeministër dhe ish-President, që ka qenë i nderuar. Kur ishte në opozitë, Edi Rama erdhi në pushtet me projektin e hakmarrjes në kokë, do të fus në burg Sali Berishën dhe Ilir Metën. Donte të prishte mitet, kështu donte të provonte edhe me Sali Berishën, për të treguar se s’ka njerëz nga mbrapa”, tha Kulla.

Ai e quajti drejtësinë e re si bedenin e mbrojtjes së Rilindjes, por shtoi se ne kemi forcën se jemi opozita, ne jemi shumica. “Edi Rama është një kal i ngordhur, por duhet të jemi ne në këmbë. Nuk ka DASH, Kryeministër e President që merret me popullin, me shumicën me votën, ndaj them se gjithccka e kemi ne në dorë”, tha Kulla.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …