Berisha: Qëndrestarët i bëjnë gjyqin narkoregjimit në sallë!

Kryetari i PD, Sali Berisha postoi një video nga seanca e sotme për protestuesit e arrestuar të opozitës. Berisha përshëndet protestuesit e qrrestuar për qëndresën e tyre.

“Qëndrestarët i bëjnë gjyqin narkoregjimit në sallë. Ju lumtë!”, shkruan Berisha.

Të rinjtë u arrestuan pas protestës së ditës së premte përpara Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë në sallën e gjyqit, ata thanë se janë dhunuar dhe u janë terrorizuar edhe familjet.

“Më kanë terrorizuar familjen. Kanë ardhur në 7 të mëngjesit në banesën time në Fier. Nëna ime, babai im, kanë qenë të pranishëm. Nuk kam qëlluar me molotov apo punonjës policie. Na kanë hequr edhe rripat e pantallonave, jam demokrat me kontribute familjarisht. Kam protestuar paqësisht. Jam arrestuar në Fier, është rrethuar e gjithë zona për të më arrestuar mua. Kurrë në jetën time në kam qëlluar ndaj një punonjësi policie. Kam respekt për uniformën e policisë së shtetit,” tha Franc Kaloshi, një prej të arrestuarve.

Ndërkohë gjykata vendosi detyrim paraqitje për protestuesit e ndaluar.

About Redaksia

Check Also

“Nuk jam qurraveci i Bashkisë, të marrë me lecka me vete”/ Kërcënimi i Ballukut në zyrë Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregon detaje nga takimi që zëvendëskyreministrja Belinda Balluku pati …