Nga Gent STRAZIMIRI
Edhe sikur kallëzimi të mos ishte bërë, italianët të kanë paraqitur dokumentat që janë në dosje dhe që “drejtësia” jote “euro-atlantike” nuk i ka parë…
Janë fotot sinjaletike të tët vëllai së bashku me itineraret me makinën e drogës dhe shoqërinë e bandës së drogës…
Ai “djathi” që ti përpiqesh ta shesësh për “sapun”, është “djathë” gjerman, nga “qumësht” gjerman madje edhe me “paketim” gjerman… dhe italianët e RAI 3 e dinë!!!!
Për të bërë këtë “djathë”, gjermanët patën sjellë në atë kohë nja 3 duzina oficerë krimesh të anti-drogës, që i instaluan në Shqipëri si rezidentë…
Është pak a shumë ajo koha kur i tregoje Berlinin Merkelit nga ballkoni i zyrës së saj, dhe ajo mahnitej që nuk e kishte vënë re më parë…
Mirëpo “Djathi” nuk mbahet gjatë në sirtar se qelbet erë, sidomos kur është “djathë pa hile”… siç e bën “nemcja”…
Kështu që tani që i doli era, unë një këshillë kam, atë që ia pata shkrujt publikisht edhe Sajmir Tahirit kur i erdhi radha:
VISHU TRASHË, se atje për ku je nis bën ftohtë …. !!!!
KAQ!