Skandali/ Bardhi te “Ligjet”: Drejtori i Shkollës së Magjistraturës të përgjigjet para komisionit!

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur në lidhje me atë që ndodhi mbi Shkollën e Magjistraturës.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë.

Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës. Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Të kuptohet se çfarë ka ndodhur.

Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali. Nga70 fitues që u zgjuan në mëngjes, shkoi ne 140 në darkë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …