Dumani nxjerr blof Veliajn: I dërguam fletë-thirrje që të mërkurën!

Edhe pse Erion Veliaj u mundua ta shiste vajtjen në SPAK, si një dëshirë të tij, drejtuesi i prokurorisë së posaçme, Altin Dumani është shprehur se, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i është dorëzuar fletëthirrja në datën 24 prill.

I pyetur nga BIRN mbi cilësinë e marrjes në pyetje, kreu i SPAK, Altin Dumani dha një version tjetër të paraqitjes së Veliajt në Prokurorinë e Posaçme.

“I është dërguar fletë-thirrje të mërkurën e javës së kaluar për t’u pyetur në cilësinë e deklaruesit si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes së inceneratorit të Tiranës”, tha Dumani.

Projekti koncesionar për inceneratorin e Tiranës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 130 milionë euro, ndonëse incenerator nuk ka askund.

About Redaksia

Check Also

Media austriake: Video seksuale dhe akuza për tendera, Belinda Balluku në qendër të një skandali të madh

Nga Richard Schmitt Në Shqipëri, thashethemet, hetimet dhe tensionet politike po bashkohen në një çështje që …