CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 75

Foto/ “Një djall në ferr”! Bayern-Real, spektakli vijon edhe në media

Real Madridi doli i pamposhtur nga transferta gjermane, por në Spanjë nuk festojnë plotësisht pas barazimit 2-2 kundër Bayern Munich. Kjo nuk ishte mbrëmja më e mirë për ekipin e Ancelottit, por për fat, Vinicius Jr arriti të bëjë diferencën me dy golat e shënuar. Sulmuesi brazilian ishte protagonisti kryesor në të përditshmet spanjolle:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Një djall në ferr”, shkruan AS në faqen e parë, titull shoqëruar me foton e Vinicius. “Vini na afron me finalen”, shkruan Marca në faqen e parë. “Vinicius shpëton Real Madrid”, ishte titulli kryesor i Sport.

  • foto galeri
  • foto galeri

Bayern-Real Madrid “pushtoi” edhe faqet e para të mediave angleze, kjo pasi kjo ishte edhe një sfidë, Harry Kane kundër Bellingham. Kapiteni i “tre luanëve” ishte nga më të mirët në fushë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Bellingham, i zëvendësuar nga Ancelotti pa lënë asnjë gjurmë.

Bild

“Çfarë loje nga Bayern”, shkruan Bild, me të përditshmen gjermane që i ka kushtuar hapësirë edhe negociatave që klubi po zhvillon me Ralf Rangnick, i cili është kandidati kryesor për të zëvendësuar Thomas Tuchel në fund të këtij sezoni.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …