Berisha: Me nder ministri nxori sot briskun në Kuvend dhe kërcënoi deputetin!

Duke folur për qytetarët në tubimin e përnatshëm në rrugën e Shpresës, kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar dhe kërcënimet e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja ndaj deputetit Agron Shehaj, të cilit iu drejtua se, do t’i presë veshët.

“Demokrate dhe demokratë!

Misioni juaj për përmbysjen e diktaturës së dytë është fati, është shansi më i madh historik që mund t’i jepet njeriut.

Dhe kjo kërkon të marrim në dorë fatin tonë.

T’i dalim zot fatit tonë.

T’i dalim zot Shqipërisë.

T’i dalim zot shqiptarëve.

Miqtë e mi, zemërimi ynë duhet të jetë i pakufishëm.

Sot në parlament me nder ministri, nxori briskun dhe i tha deputetit se të pres veshin.

A ka gangster si ky në Europë?

A gjenden gangsterë si këta në botë?

Çfarë presim?

Presim të na i presin veshët?

Jo kurrë, në sulm, në sulm, në sulm!

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …