Kaso: Vendimi i Gjykatës nuk ankimohet! Komisioni i Rithemelimit merr PD-në

Gjykata e Tiranës ka regjistruar statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 dhjetorit të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit.

Me vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, zyrtarisht dhe ligjërisht njihen vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor 2021 nga grupi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Ivi Kaso sqaroi procedurën në lidhje me vendimin që dha sot Gjykata Civile e Tiranës, e cila njohu ndryshimet statuore që u prodhuan nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Kaso tha për mediat se ky vendim nuk mund të ankimohet nga pala tjetër. Mes të tjerash ai tha se Kuvendi i 18 dhjetorit, i thirrur nga Lulzim Basha, nuk njihet, pasi ishte një ndër kërkesat e miratuara sot nga gjykata.

“Nëse do keni kuriozitetin që të shihni vendimet e 11 dhjetorit, një pikë të rëndësishme të tij ka anulimin e thirrjes së 18 dhjetorit. I thirrur nga një kryesi e palogjikshme. Ky vendim është regjistruar. Praktikisht në regjistër është anuluar Kuvendi i 18 dhjetorit. Ligjërisht nuk ka një Kuvend të thirrur. Vendimi mund të ankimohej vetëm nga ne. Vendimi është i ekzekutueshëm. S’kemi pse bëjmë ankime kot”, tha ai.

“Nga momenti që kur është shpallur, ka hyrë në fuqi. Komisioni i Rithemelimit edhe juridikisht do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Ka vetëm një PD, vetëm një simbol të miratuar në 11 dhjetor, vetëm një flamur dhe vulë që menjëherë pas datës 11 dhjetor i depozituam dhe gjykata i regjistroi. Gjykata njohu organin më të lartë, Komisionin e Rithemelimit. Vendimi është menjëherë i ekzekutueshëm. Ne në momentin që na pranohet kërkesa, nuk kemi nevojë të bëjmë ankime kot”, tha Kaso.

About Redaksia

Check Also

Rama shkarkon Veliajn dhe emëron bashibozukun Demo si drejtues politik të Tiranës

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, dhe zv.kryeministrja, Albana Koçiu, do të jenë drejtuesit politikë për …

Leave a Reply