Enkelejdi imiton Gazin, kërcënon gjyqtarin dhe shpërfill shumicën e demokratëve

Enkelejd Alibeaj reagoi pasi Gjykata e Tiranës vendosi të njohë statutin e miratuar nga Kuvendi i Rithemelimit më 11 dhjetor.

Alibeaj reagoi njësoj si Gazment Bardhi një ditë më parë, i cili kërcënoi hapur gjykatësin që do jepte vendimin.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj e cilësoi vendimin skandaloz, ndërsa tha vëmendje se gjyqtari i çështjes ka deklaruar më herët anësinë e tij në këtë proces gjyqësor.

“Në tejkalim të ligjit, gjyqtari ka marrë në shqyrtim çështjen. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor dhe çështja është në apel. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. Gjyqtari ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje, pa pasur palë”, tha Alibeaj.

Alibeaj doli hapur kundër shumicës së demokratëve që kanë shkarkuar Bashën me referendumin e 18 dhjetroit dhe të gjithë drejtuesit e emëruar që ndodhen sot në kupolën e PD.

About Redaksia

Check Also

Inxhinierja: Qeveria pa strategji aeroportuale, Shqipëria i ka shanset të bëhet lider në Ballkanin Perëndimor!

Inxhinierja Senada Mehmeti shprehet se ndërsa Shqipëria po kthehet në një nga tregjet e aviacionit …

Leave a Reply