Avokati Genc Gjokutaj ka theksuar sot se vendimi i dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, që zyrtarisht dhe ligjërisht njeh vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD së 11 Dhjetorit 2021, do të thotë se “ligjëron përfundimisht vendimmarrjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit dhe vula, selia, ka një emër të pranuar dhe të njohur dhe nga gjykata.
Ndaj këtij vendimi, sipas avokatit, nuk mund të bëhet ankimim, pasi ky depozitim nuk ka palë kundërshtare, është akt njohjeje: Gjykata verifikon parametrat nëse kërkesa ka dokumentacionin e plotë dhe parametrat që kërkon ligji për depozitim në gjykatë.
Për pretendimet e atyre që ai i konsideroi si “mbetjet e 11 Shtatorit” se vendimi mund të ankimohej, Gjokutaj tha është “një tallje, një turp e gazmendërisë. Duhet t’u vijë turp profesionalisht që depozitojnë kërkesa të tilla juridike për të penguar vendimin e sotëm”.