Berisha: Taulant Tusha me hotel në Potam, vjedhjet pafund që fsheh Skrapi i partisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar drejtorin e kryebashkiakut Erion Veliaj, Taulant Tushën, se ka hotel në Potam të Himarës, në emër të vëllait.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka nxjerrë dokumentat që vërtetojnë pasuritë e vëllezëerve Tusha, si dhe ka akuzuar SPAK se po i fsheh këto vjedhje të pafundme të kryera nga drejtorët e Erion Veliajt.

“Hajnat nuk ngopen kurrë! Taulant Tusha me hotel në Potam të Himarës në emër të vëllait! Shikoni foton dhe lexoni dokumentat. Vjedhje të pafundme. Krimet që fsheh Skrapi i partisë!’, shkruan Berisha në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …