Izraeli i ve flakën agjencisë së OKB në Jeruzalem

Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA) tha se izraelitët dy herë i vunë zjarrin perimetrit të selisë qendrore në Jerusalem.

Përfaqësuesi i agjencisë, Philippe Lazzarini, tha se UNRWA dhe personeli ishin të pranishëm kur ndodhën incidentet.

Ai njoftoi se nuk pati viktima në mesin e stafit por zjarri ka shkaktuar dëme “të gjera” në pjesën e jashtme të objektit, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Drejtori me ndihmën e stafit duhej ta shuante vetë zjarrin, pasi zjarrfikësve dhe policisë izraelite iu desh kohë para se të vinin”, tha Lazzarini.

Bëhet e ditur se incidenti u konfirmua edhe nga vetë OKB-ja.

Ndryshe, Izraeli e ka kritikuar UNRWA-në muajt e fundit dhe e ka akuzuar një pjesë të stafit të saj për përfshirje në sulmin terrorist të 7 tetorit që la të vdekur rreth 1,200 izraelitë.

Agjencia ka qenë burim thelbësor për palestinezët pasi ajo ofron ushqim, strehim, ilaçe dhe furnizime të tjera.

“Gjatë muajve të fundit, stafi i OKB-së i është nënshtruar rregullisht ngacmimeve dhe frikësimeve. Kompleksi ynë është vandalizuar dhe dëmtuar rëndë. Në disa raste, ekstremistët izraelitë kërcënuan stafin tonë me armë”, shtoi Lazzarini.

About Krye Redaktor

Check Also

6 deputetët nuk do të votonin as President nga LDK/ Deklarata e Vjosa Osmanit

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se dy nga 6 deputetët që refuzuan të …