Xhaka: Një ëndërr e bërë realitet!

Bayer Leverkusen po përjeton një ëndërr të vërtetë, një sezon fantastik që as tifozi më i zjarrtë nuk e kishte imagjinuar. Pasi siguruan titullin e parë në histori, “aspirinat” vunë në jetë një tjetër mrekulli duke siguruar finalen e Europa League. Nuk e fesh gëzimin për këtë arritje të madhe Xabi Alonso.

“Jemi shumë të lumtur që arritëm në finale. Do të luajmë dy finale brenda një jave. Treguam që jemi një skuadër e madhe dhe me karakter. Pasi pësuam golin e dytë pashë në sytë e djemve të mi se dëshironin të jepnin më shumë. Kemi shansin të fitojmë tre trofe, kjo është ajo që meritojnë këta djem”, u shpreh Alonso pas ndeshjes.

I lumtur për këtë arritje të madhe u shfaq edhe Granit Xhaka.

“Nuk po e kuptonim se si ishte e mundur që rezultati ishte 2-0, në një kohë kur kishim raste të pastra si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Ishim të pafat, por në fund ia dolëm të përmbysim një skuadër me shumë eksperiencë. Të mos pësosh humbje është diçka e jashtëzakonshme, kjo ishte një tjetër provë force nga ekipi jonë. Jemi në finale, është një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh Xhaka.

Pavarësisht se ishin shumë pranë një përmbysje të madhe, në fund edhe Roma u dorëzua përballë forcës së Leverkusen. De Rossit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të përgëzojë djemtë për atë që dhanë në fushë.

“Komplimente Leverkusen, u treguan më të fortë, ne i shtrëngojmë dorën. Djemtë e mi dhanë gjithçka, i përqafova të gjithë. Më duhet t’i them faleminderit për këtë rrugëtim fantastik. Ishin thjesht të pafat”, u shpreh De Rossi.

About Redaksia

Check Also

Sylvinho pritet të bëj 3 ndryshime në formacion ndaj Spanjës

Ndeshja me Spanjën konsiderohet një “finale” e madhe për Shqipërinë. “Kuqezinjtë” mbrëmjen e së hënës …