Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një postim mbi qëndrimet e KLGJ-së për gjyqtaren me tre mbiemra. “Edhe militantët socialistë nuk gënjejnë kështu”, shkruan Malltezi.
Postimi
KLGJ si letër higjienike e Edi Ramës:
01.12.2023- KLGJ avokatit – po është shkarkuar Irena Gjoka.
21.12.2023- KLGJ, pasi i tërhoqi veshin Edi Rama, thotë se nuk kemi asgjë!!! Edhe militantët socialistë nuk gënjejnë kështu.
04.03.2024- KLGJ, në vend që të hetonte (pasi për këtë paguhet nga shqiptarët), del me deklaratë shtypi të gatuar nga Rama, “Fajin e ka Saliu!”.